Kjo pajisje është në përputhje me pjesën 15 të rregullores FCC. Përdorimi u nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë interferenca të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo interferencë të marrë, përfshirë edhe interferenca që mund të shkaktojnë funksionim të padëshirueshëm.
Shënim: Kjo pajisje është testuar dhe është konstatuar si në pajtim me kufizimet për pajisjet dixhitale të kategorisë B, në përputhje me pjesën 15 të rregullores FCC. Këto kufizime janë përcaktuar të ofrojnë mbrojtje të arsyeshme kundër interferencave të dëmshme në një vendosje rezidenciale. Kjo pajisje prodhon, përdor dhe mund të rrezatojë energji me radiofrekuencë dhe nëse nuk përdoret dhe përdoret në përputhje me udhëzimet, mund të shkaktojë interferenca të dëmshme ndaj komunikimeve radio. Megjithatë nuk ka garanci se interferenca nuk do të ndodhë në një vendosje të caktuar. Nëse kjo pajisje nuk shkakton interferenca të dëmshme ndaj marrjes radiofonike apo televizive, që mund të përcaktohet duke fikur dhe ndezur pajisjen, përdoruesi inkurajohet të provojë të korrigjojë interferencën me një nga masat e mëposhtme:
Riorientoni apo zhvendosni antenën marrëse.
Rrisni distancën mes pajisjes dhe marrësit.
Lidhni pajisjen me një prizë apo qark të ndryshëm nga ai ku është lidhur marrësi.
Konsultohuni për ndihmë me shitësin apo një teknik me përvojë për radio dhe televizorë.
E rëndësishme: Ndryshimet ose modifikimet në këtë produkt që nuk janë të autorizuara nga Apple mund të shfuqizojnë përputhshmërinë elektromagnetike (EMC) dhe pajtueshmërinë me valë dhe mund të anulojnë autoritetin tuaj për të përdorur produktin. Ky produkt ka treguar përputhshmëri EMC gjatë kushteve që kanë përfshirë përdorimin e pajisjeve periferike të përputhshme dhe kabllove të veshura mes komponentëve të sistemit. Është e rëndësishme që të përdorni pajisje periferike dhe kabllo të veshura të përputhshme për të reduktuar mundësinë e shkaktimit të interferencave në radiot, televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike.