Pastrimi  Pastrojeni iPhone menjëherë nëse bie në kontakt me diçka që mund të shkaktojë njolla—si p.sh. papastërti, bojë, grim ose locione. Për ta pastruar:

  • Shkëputni të gjitha kabllot dhe fikeni iPhone (shtypni dhe mbani shtypur butonin Gjumë/Zgjim dhe më pas rrëshqitni rrëshqitësin mbi ekran).

  • Përdorni një copë të butë pa push.

  • Shmangni lagështirën nga hapjet.

  • Mos përdorni produkte pastrimi ose ajër me presion.

Kapaku i përparmë dhe i pasmë i iPhone mund të jetë i përbërë prej xhami me veshje oleofobike (që largon vajin) dhe rezistuese ndaj shenjave të gishtave. Kjo veshje konsumohet me kalimin e kohës nga përdorimi normal. Produktet pastruese dhe materialet gërryese dëmtojnë më tej veshjen ose mund të gërvishtin xhamin.

Përdorimi i bashkuesve, portave dhe butonave  Asnjëherë mos e futni me zor një bashkues në një portë ose mos aplikoni presion të tepruar mbi një buton, sepse kjo mund të shkaktojë dëmtime që nuk mbulohen nga kjo garanci. Nëse bashkuesi dhe porta nuk bashkohen me lehtësi të arsyeshme, ndoshta ato nuk përputhen. Kontrolloni për pengesa dhe sigurohuni që bashkuesi të përputhet me portën dhe që ta keni pozicionuar bashkuesin saktë në lidhje me portën.

Kablloja e Lightning  Çngjyrosja e fishës së Lightning pas përdorimit të rregullt është normale. Papastërtitë, mbetjet dhe ekspozimi ndaj lëngjeve mund të shkaktojnë çngjyrosje. Për të hequr çngjyrosjen ose nëse kablloja ngrohet gjatë përdorimit ose nuk karikon ose sinkronizon iPhone tënd, shkëputeni kabllon Lightning nga kompjuteri ose adaptuesi i rrymës dhe pastrojeni me një copë të butë, të thatë dhe pa push. Mos përdorni lëngje ose produkte pastrimi kur pastroni bashkuesin Lightning.

Temperatura e përdorimit  iPhone është krijuar të funksionojë në temperatura ambienti mes 32° dhe 95° F (0° dhe 35° C) dhe të magazinohet në temperatura mes -4° dhe 113° F (-20° dhe 45° C). iPhone mund të dëmtohet dhe jetëgjatësia e baterisë të shkurtohet nëse magazinohet ose përdoret jashtë këtyre temperaturave. Shmangni ekspozimin e iPhone ndaj ndryshimeve dramatike në temperaturë ose ndaj lagështisë. Kur përdorni iPhone ose karikoni baterinë, është normale që iPhone të ngrohet.

Nëse temperatura e brendshme e iPhone tejkalon temperaturat normale të punës (për shembull, në një makinë të nxehtë ose në rrezet e drejtpërdrejta të diellit për periudha të gjata kohe), ju mund të përjetoni situatat e mëposhtme ndërsa telefoni përpiqet të rregullojë temperaturën e tij:

  • iPhone ndalon së karikuari.

  • Ekrani zbehet.

  • Shfaqjet një ekran për paralajmërimin e temperaturës.

  • Disa aplikacione mund të mbyllen.

E rëndësishme: Ju mund të mos jeni në gjendje ta përdorni iPhone gjatë kohës që shfaqet ekrani i paralajmërimit të temperaturës. Nëse iPhone nuk mund të rregullojë temperaturën e tij të brendshme, ai shkon në një modalitet gjumi të thellë derisa të ftohet. Vendoseni iPhone në një vend më të freskët larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe prisni disa minuta përpara se të provoni ta përdorni iPhone përsëri.

Për më shumë informacion, shihni support.apple.com/kb/HT2101.