• Blerja ose marrja me qira e videove nga iTunes Store. Prekni Store në aplikacionin Videos, ose hapni aplikacionin iTunes Store në iPhone dhe prekni Videos. Shikoni Pamje e shpejtë e iTunes Store. Videot që blini duke përdorur llogarinë tuaj të iTunes janë të disponueshme te Videos në iPhone pavarësisht se cilën pajisje iOS apo kompjuter përdorni për t'i blerë. iTunes Store nuk është i disponueshëm në të gjitha zonat.

  • Transferimi i videove nga kompjuteri juaj: Lidhni iPhone dhe më pas sinkronizoni videot nga iTunes në kompjuterin tuaj. Shikoni Sinkronizohuni me iTunes.

  • Transmetimi i videove nga kompjuteri juaj: Aktivizoni Home Sharing në iTunes në kompjuterin tuaj. Më pas, te iPhone, shkoni te Settings > Videos dhe vendosni ID-në e Apple dhe fjalëkalimin që keni përdorur për të konfiguruar Home Sharing në kompjuterin tuaj. Më pas, hapni Videos në iPhone dhe prekni Shared në krye të listës së videove.

  • Konvertimi i një videoje për të funksionuar me iPhone: Nëse përpiqeni të sinkronizoni video nga iTunes në iPhone dhe del mesazh që thotë se videoja nuk mund të luhet në iPhone, ju mund ta konvertoni videon. Zgjidhni videon në bibliotekën e iTunes dhe zgjidhni File > Create New Version > Create iPod or iPhone Version.” Më pas sinkronizoni videon e konvertuar në iPhone.

  • Fshirja e një videoje: Prekni Edit në pjesën lart djathtas të koleksionit tuaj. Për të fshirë një episod individual të serisë, rrëshqitni majtas te episodi në listën Episodes. Kur fshini një video (përveç një filmi me qira) nga iPhone, ajo nuk fshihet nga biblioteka e iTunes në kompjuterin tuaj dhe ju mund ta sinkronizoni videon sërish më vonë në iPhone. Nëse nuk dëshironi të sinkronizoni videon sërish te iPhone, vendoseni iTunes të mos sinkronizojë videon. Shikoni Sinkronizohuni me iTunes.

    E rëndësishme: Nëse hiqni një film me qira nga iPhone, ai hiqet përfundimisht dhe nuk mund të transferohet më mbrapsht në kompjuter.