Ju mund të sinkronizoni memo zanore me bibliotekën e iTunes në kompjuterin tuaj, më pas mund t'i dëgjoni në kompjuter ose mund t'i sinkronizoni ato me një tjetër iPhone ose iPod touch.
Kur hiqni një memo zanore të sinkronizuar nga iTunes, ajo qëndron në pajisjen ku është regjistruar, por hiqet nga çdo iPhone ose iPod touch tjetër që keni sinkronizuar. Nëse fshini një memo zanore të sinkronizuar në iPhone, ajo kopjohet sërish në iPhone herën tjetër që sinkronizoni me iTunes, por nuk mund ta sinkronizoni atë kopje sërish në iTunes për herë të dytë.
Sinkronizimi i memove zanore me iTunes: Lidhni iPhone me kompjuterin tuaj, më pas në iTunes zgjidhni iPhone. Zgjidhni Music në pjesën e sipërme të ekranit (mes Apps dhe Movies), zgjidhni Sync Music, zgjidhni “Include voice memos,” dhe klikoni Apply.
Memot zanore të sinkronizuara nga iPhone me kompjuterin tuaj shfaqen në listën e Music dhe në listën e Voice Memos në iTunes. Memot zanore e sinkronizuara nga kompjuteri juaj shfaqen në aplikacionin Voice Memos në iPhone, por jo në aplikacionin Music.